Italia synon fitoren ndaj Maltës, ja formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Maltës dhe Italisë, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Italia u mposht si vendase 2:1 nga Anglia, sikurse Malta që u mposht 2:1 nga Maqedonia e Veriut, raporton KosovaPress.
Italia dhe Malta gjenden në Grupin I të këtyre kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si Anglia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin gusht të vitit 2015, ku asokohe Italia e mposhti Maltën me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Malta (3-5-2): Bonello; Attard, Borg, Apap; Corbalan, Muscat, Guillaumier, Yannick, Mbong; Satariano, Jones
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Scalvini, Romagnoli, Emerson; Pessina, Cristante, Tonali; Politano, Retegui, Gnonto