Italia sekuestron jahte e vila luksoze ruse në vlerë 143 milionë euro
Lexohet për: 1 min.
3072
2 vite më parë
Linku u kopjua

Italia ka sekuestruar jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë në vlerë 143 milionë euro.

Pasuritë u sekuestruan duke nisur nga e premtja në disa nga vendet e saj më piktoreske, duke përfshirë Sardenjën, bregdetin e Ligurisë dhe liqenin Komo.

"Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putin-it, duke e sjellë atë në tryezë dhe ai nuk do të shkojë me bukuri," tha ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, kur njoftoi planet e Italisë për të filluar sekuestrimin e pronave që u përkasin oligarkëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Policia financiare e Italisë ka sekuestruar superjahtin Lena, i cili i përket Gennady Timchenko, një oligark i afërt me Putin, në portin e San Remos, si dhe 215ft Lady M në pronësi të Alexei Mordashov në Imperia aty pranë, dhe vilat në Toskanë dhe Komo.

Vila e magnatit të biznesit ruso-uzbek Alisher Usmanov u sekuestrua gjithashtu përgjatë Bregut Emerald në Sardenjën veriore, transmeton CNN.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024