Italia mposht Maltën, Portugalia shkatërron Luksemburgun
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ta’Qali National”, Kombëtarja e Italisë e ka regjistruar fitoren e parë të këtij cikli kualifikues, duke e mposhtur Maltën 2:0, raporton KosovaPress.
Të dy golat e ndeshjes së sotme u shënuan në pjesën e parë, ku Mateo Retegui shënoi në minutën e 15’ për 1:0, kurse Matteo Pessina e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 27’.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Kombëtarja e Portugalisë, e cila si mysafire e shkatërroi Luksemburgun 6:0.
Golat për portugezët i shënuan Ronaldo (minuta e 9’ dhe 31’), Felix (minuta e 15’), Silva (minuta e 18’), Otavio (minuta e 77’) dhe Leao (minuta e 89’).
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 i gjeni më poshtë.
Kazakistani 3:2 Danimarka
Anglia 2:0 Ukraina
Lihtenshtajni 0:7 Islanda
Sllovenia 2:0 San Marino
Luksemburgu 0:6 Portugalia
Malta 0:2 Italia
Irlanda e Veriut 0:1 Finlanda
Sllovakia 2:0 Bosnja dhe Hercegovina