Italia heq akcizën për karburantet dhe gazin, ulen çmimet
Lexohet për: 1 min.
t32t32
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Ministrave në Itali ka hequr akcizën për karburantet deri në datën 8 korrik, si masë lehtësuese kundër krizës së rritjes së çmimeve.

Një tjetër vendim i qeverisë italiane ishte edhe heqja e akcizës për gazin metan dhe uljen e TVSH-së me 5%.

Vendimi ka afat nga data 3 maj deri më 8 korrik, ku do të organizohen kontrolle rigoroze kundër tregtarëve që abuzojnë me çmimet.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, italianët do ta blejnë mesatarisht benzinën dhe naftën me 1.8 euro nga mbi 2.2 euro që ishte më parë, ndërsa ulje të ndjeshme të çmimit do të ketë edhe gazi, i cili përdoret masivisht në Itali.

Masat e qeverisë italiane vijnë pas rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, duke ulur akcizën e karburanteve për grosistët e mëdhenj, çka automatikisht sjell edhe reflektimin në treg, ku përfituesit janë qytetarët italianë. /A2

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025