Itali, shpëtohen 25 emigrantë, 60 të tjerë vdesin gjatë udhëtimit
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Migrantët dhe refugjatët e shpëtuar nga Ocean Viking pas disa ditësh lundrim në Mesdheun Qendror raportojnë se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit, tha të enjten OJQ-ja Sos Mediterranee.

25 të mbijetuarit e shpëtuar nga anija humanitare të mërkurën pas shtatë ditësh në det i kanë thënë ekuipazhit se u nisën nga Zawiya në Libi.

"Motori u prish pas tre ditësh, duke e lënë varkën në rrugë pa ujë dhe ushqim," tha Sos Mediterranee në X.

"Të mbijetuarit thonë se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit, duke përfshirë gra dhe të paktën një fëmijë".

Dy nga 25 të mbijetuarit iu desh të evakuoheshin nga Roja Bregdetare Italiane gjatë natës pasi humbën ndjenjat. Ata u dërguan në spitalin e Siçilisë./Ansa/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025