Itali: Numri i qyteteve në alarm të kuq të nxehtësisë do të rritet në 22 të mërkurën
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Numri i qyteteve italiane në alarm të kuq të nxehtësisë, kur edhe të rinjtë dhe të shëndetshëm këshillohen të qëndrojnë larg diellit, pritet të rritet nga 14 në 17 të hënën, 19 të martën dhe 22 të mërkurën, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Vala e gjatë e të nxehtit që po përballon Italia do të intensifikohet, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Kur një zonë është në alarm të kuq, kjo do të thotë se nxehtësia është aq intensive sa është një kërcënim për njerëzit aktivë të shëndetshëm dhe jo vetëm grupet e cenueshme si të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024