Isufi: Drenasi i bashkohet projektit për Kosovën Fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
isufi drenas
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se Drenasi meriton qasje të drejtë e praktike.

Ai tha se ky rajon dha shumë për vendin andaj, sipas tij meriton dorën e qeverisë e cila nuk bën diskriminim.

“Kush më mirë se ata që e sollën lirinë, krijuan vepra gjatë procesit të ndërtimit të shtetit, i dinë hallet e Drenasit e gjithë Drenicës?”, tha Isufi.

Ai shkroi në Facebook se Koalicioni për Kosovën Fituese, në krye me Ramush Haradinajn, i vazhdon punët e mbetura peng dhe e bën ndryshimin e vërtetë “sepse i njeh shumë mirë shqetësimet e nevojat e kësaj treve e cila mbeti e patrajtuar nga qeveria në ikje”.

“Ky rajon, që dha shumë për vendin, meriton qasje të drejtë e praktike, meriton dorën e qeverisë e cila nuk bën diskriminim, por përmes projekteve konkrete ndryshon jetën e qytetarëve. Për këtë arsye, bashkimi me listën që përmban vlerat e lirisë, profesionistët e përzgjedhur dhe njerëzit që dinë ta zhvillojnë shtetin me programin adekuat të implementueshëm është zgjidhja për Kosovën Fituese”, tha Isufi.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025