Procesi zgjedhor në veri ka nis me disa problem, të cilat ndërkohë janë përmirësuar. Kishte probleme me kompjuter, sistem, votimin me kusht, mungesë të materialit zgjedhor dhe mungesë të zyrtarëve policorë në tri qendra të votimit.
E derisa, një qendër e votimit në Leposaviq, nuk është hapur me kohë, qytetarët thonë se këto zgjedhje nuk janë të barabarta në mes subjekteve politike serbe.
“Mëngjes kishte problem në Leposaviq, qendra nuk është hapur në orën 7:00, ka probleme me maretiale, ka probleme që përfaqësuesit e partive politike shqiptare nuk ishin në qendrën e votues, tash është rregulluar, në dy tri qendra ka pas problem me policisë, ka problem me kompjuter, ka problem në votimin me kusht. Tri qendra votimit ka problem me policinë, në Bube, Zubim Potok, Dren dhe këtu“, tha ai.
Kurse, Natasha Tomoviq votoi në njërën nga qendrat e votimit në Zveçan. Ajo tha se këto zgjedhje nuk janë të barabarta.Angelina Stojanoviq presin të bëhet më mirë.
“Epo, po të mos prisnim asgjë, nuk do të ishim këtu dhe erdhëm për të ndihmuar, për të rregulluar diçka, për të filluar të paktën nga pika e vdekjes, për të filluar një lloj marrëveshjeje, sepse kjo nuk është një zgjidhje, nuk ngjan në asgjë as për një person të zakonshëm, dhe lere më për dikë pak më të arsimuar se unë, dhe më se tepërmi kemi ardh. Unë mendoj se ky është mendimi im, nuk është i askujt tjetër, për serbët sot është viti 1389, dhe ndoshta diçka do të fillojë të zgjidhet, të jesh apo të mos jesh, kështu që nëse mund të ndihmojmë, nëse do të kontribuojmë në atë përmirësim për të gjithë ne, jo vetëm serbëve, por të gjithë që jetojnë në këtë zonë, ne erdhëm, kjo është gjithçka që mund të bënim”, tha ajo.