ISTAT: Norma e inflacionit në Itali ra në 5.9% në muajin korrik
Lexohet për: 1 min.
++ Inflazione: Istat, mai così alta da settembre 2008 ++
1 vit më parë
Linku u kopjua

Norma vjetore e inflacionit të Italisë vazhdoi të binte gjatë muajit korrik, duke rënë në 5.9%, nga 6.4% sa ishte në muajin qershor, thanë nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) të enjten.

Shifra ishte pak më e ulët se vlerësimi paraprak i agjencisë kombëtare të statistikave prej 6%.

“Ngadalësimi i normës vjetore të inflacionit ka ardhur kryesisht nga çmimet e shërbimeve të transportit (nga +4,7% në +2,4%), të produkteve energjetike të parregulluara (nga +8,4% në +7,0%) dhe ushqime të përpunuara duke përfshirë alkoolin (nga +11.5% në +10.5%)", thanë nga Istat.

I nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës, inflacioni arriti kulmin në 11.8% në tetor dhe nëntor të vitit 2022.

Sipas agjencisë indeksi i çmimeve të konsumit ishte i sheshtë në qershor krahasuar me muajin maj.

Sipas Istat norma bazë e inflacionit, duke shfaqur të gjithë artikujt, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin e papërpunuar, ishte 5.2%, nga 5.6% në muajin qershor. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025