Ismet Krasniqi viziton turneun ndërkombëtar të pingpongut "WTT Youth Contender Prishtina 2026"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ismet Krasniqi viziton turneun ndërkombëtar të pingpongut "WTT Youth Contender Prishtina 2026"
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga ligjëruesi Zrinko Čustonja, ka vizituar sot garat ndërkombëtare të turneut prestigjioz "WTT Youth Contender Prishtina 2026", që po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Gjatë kësaj vizite, Krasniqi përcolli nga afër mbarëvajtjen e këtij eventi madhor të organizuar nga Federata e Pingpongut e Kosovës, i cili ka grumbulluar në kryeqytet talente të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Kreu i KOK-ut u ndau mjaft i kënaqur me performancën e kategorive të reja, ku një numër i madh pingpongistësh kosovarë po tregojnë paraqitje dinjitoze dhe rivalitet të lartë përballë konkurrencës së fortë ndërkombëtare.
Në përmbyllje, Krasniqi vlerësoi lart standardet e larta të organizimit, duke theksuar se ngjarje të tilla janë jetike për promovimin e sportit tonë dhe ngritjen e kapaciteteve të gjeneratave të reja në arenën globale.
KosovaPress