Ismet Krasniqi: Krenaria jonë, Distria u përkujdes për t’ia sjell vendit tonë një tjetër titull
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ismet Krasniqi: Krenaria jonë, Distria u përkujdes për t’ia sjell vendit tonë një tjetër titull
Xhudoja kosovare ka shënuar një tjetër sukses historik në arenën ndërkombëtare, ku Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës për të katërtën herë në karrierën e saj.
Ky triumf i jashtëzakonshëm është i treti radhazi për xhudisten tonë, duke konfirmuar dominimin e saj absolut dhe përgatitjen e lartë nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka vlerësuar lart këtë arritje, duke e cilësuar Distrian si krenarinë e vendit.
“Krenaria jonë, Distria Krasniqi u përkujdes për t’ia sjell vendit tonë një tjetër titull të kampiones së Evropës, të katërtin në karrierën e saj dhe të tretin radhazi. Kjo arritje e saj na shton besimin se drejt Lojërave të ardhshme Olimpike 2028 do të rrugëtojmë me potencial të madh për të fituar medaljet e ardhshme,” u shpreh ai përmes një reagimi zyrtar.
Krasniqi uroi gjithashtu stafin teknik dhe federatën, duke u dëshiruar suksese edhe xhudistëve Akil Gjakova, Laura Fazliu e Dardan Cena, të cilët garojnë gjatë ditës së nesërme.
KosovaPress