Dy javë pas prezantimit të një sërë masash të reja, Islanda do të lehtësojë sërish ndjeshëm masat kufizuese kundër Covid-19. Lajmin e ka dhënë kryeministrja Katrín Jakobsdóttir në një konferencë për shtyp në Reykjavik.
“Sot kemi një lajm të mirë. Duke nisur nga e shtuna, do të lejohet grumbullimi deri në 50 persona, nga 10 që ishte më parë. Lokalet dhe pub-et do të lejohen të rihapen pas mbylljes së tyre në mes të janarit”, tha ajo.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, jeta normale shpresojmë të rifillojë nga mesi i marsit. Qeveria shqyrton lehtësimet e mundshme në intervale të rregullta dhe, siç janë gjërat, po planifikon të heqë pothuajse të gjitha masat”, tha Jakobsdóttir.
Sipas shifrave aktuale, 5 për qind e 360,000 banorëve të vendit janë aktualisht në izolim ose karantinë. Incidenca e infeksionit, për një periudhë 14-ditore në Islandë, aktualisht është 4,986. Megjithatë, numri i shtrimeve në spital kohët e fundit ka rënë./A2