"Isha i vdekur para se të vija te Napoli" shprehet Lukaku
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Isha i vdekur para se të vija te Napoli" shprehet Lukaku
Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste emocionale pas fitores kundër Hellas Veronës, ku shënoi golin e tij të parë që nga vdekja e babait të tij në shtator.
Belgu, i cili u rikthye nga një dëmtim i gjatë, shënoi golin e fitores në minutën e 96-të, një moment që ai ua dedikoi vajzave, vëllait dhe klubit të tij aktual.
Duke folur për
DAZN, Lukaku bëri një deklaratë të fortë për periudhën e tij të errët te Chelsea, duke u shprehur se "në nivel personal, futbolli më ka dhënë gjithçka, por humbja e babait më rëndon çdo ditë... para se të mbërrija te Napoli, isha i vdekur".
Rrëfimi i tij bëhet edhe më i rëndë për shkak të dramës familjare që pas vdekjes së babait të tij, Roger. Lukaku dhe vëllai i tij, Jordan, u përballën me probleme nga persona që refuzonin të dorëzonin trupin e të ndjerit për funeralin në Belgjikë, duke i detyruar ata ta varrosnin në Kongo pa pasur mundësi të ishin të pranishëm.
Përkundër këtyre tragjedive, Lukaku theksoi mirënjohjen për Napolin që i ka dhënë aq shumë, duke thënë se "ky sezon më ka mësuar t'i jap peshën e duhur anës njerëzore dhe të gjej fjalët e duhura në situata të tilla".
KosovaPress