Ish ylli i Barcelonës largohet nga Inter Miami
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ish ylli i Barcelonës largohet nga Inter Miami
Javier Mascherano nuk do të jetë më trajner i Inter Miamit, duke mbyllur aventurën e tij në Florida pas fitimit të titullit kampion në MLS vitin e kaluar.
Goal.com raporton se argjentinasi ka vendosur të tërhiqet për "arsye personale", duke lënë pas një rrugëtim të shkurtër por mjaft të suksesshëm me mikun e tij, Lionel Messi.
Ndonëse fillimi i këtij sezoni ishte disi i vështirë me eliminimin nga Champions Cup, Mascherano mbetet trajneri i parë që i dha këtij klubi trofeun e MLS-së.
Në mesazhin e tij të largimit, ish-ylli i Barcelonës falënderoi lojtarët dhe tifozët për mbështetjen:
"Do të mbaj gjithmonë me vete kujtimin e yllit tonë të parë dhe do të vazhdoj t'i uroj klubit gjithë të mirat," u shpreh ai.
Edhe pronari Jorge Mas u tregua mirënjohës për punën e tij, duke e quajtur pjesë të historisë së Inter Miamit:
"Ne e respektojmë vendimin e tij dhe jemi thellësisht mirënjohës për dedikimin e treguar në drejtimin e ekipit."
KosovaPress