Ish të burgosurit politikë mbështesin marshin për drejtësi në solidarizim me krerët e UÇK-së
Lexohet për: 2 min.
ss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqata e të burgosurve politikë mbështetë marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë.

Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga platforma “Liria Ka Emër”, për 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar sot përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politik.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar për idenë e marshit solidarizues dhe organizimin e tij, që do të mbahet një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga Platforma "Liria Ka Emër", e thirrur me 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar sot në Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar  për idenë e marshit solidarizues dhe organizimin e tij, që do të mbahet një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe anëtarët e pranishëm në këtë takim, deputeti Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pasi u informuan për qëllimin e marshit konfirmuan mbështetjen për të, ndërsa theksuan se krerët e UÇK-së në Hagë, tash e dy vite po mbahen si të burgosur politik.

Marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025