Daniel Osvaldo po kalon nëpër një periudhë të errët në jetën e tij. Ish-futbollisti i Romës, Boca Juniors, Interi dhe disa klubeve të tjera si dhe i kombëtares italiane ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku fliste për veten me zemër të hapur, duke zbuluar, në lot, brishtësinë e tij nga varësitë te problemet e shëndetit mendor.
Në video ai pranon se ka rënë në depresion si dhe është i varur nga droga dhe alkooli, derisa ka shprehur frikën se jta e tij po i ikën nga kontrolli, përcjellë KosovaPress.
Una confessione drammatica, tra alcol, droga, depressione, e bugie
— Lia Capizzi (@LiaCapizzi) March 14, 2024
Dani Osvaldo è nato con un grande talento, fama&soldi, un'ottima carriera pur limitata da una personalità eccentrica, da comportamenti sopra le righe &Co
Questa sua disperazione è una richiesta di aiuto urgente pic.twitter.com/ISIUj7cIRa