Kjo nismë, që mban emrin “Lifti horizontal drejt kozmosit” në Marec të Prishtinës paraqet koncept si një “shtëpi drejt së ardhmes”, ku do të krijohen mundësi për eksperimente kreative dhe mësim.
Ndërhyrja e Komunës në këtë objekt synon ta shndërrojë atë në një hapësirë të gjallë pune, ku praktikat artistike, bujqësore, filozofike dhe sociale do të zhvillohen paralelisht. Projekti gjithashtu do të ofrojë mundësi për shkëmbim njohurish, mobilitet dhe ekspozim ndërkombëtar për të rinjtë kreativë.
Kryetari I Prishtinës Përparim Rama tha se po i jepet jëtë këtij vendi
“Sisi eshte një artist i mirënjohur i Kosovës, i cili ka na prezantuar në vende të ndryshme të botes, na ka bërë krenar me punët e tij, jeton dhe vepron në vende të ndryshme të botës, por me këtë projekt po mundohemi që kokat e lartësuara t’i biem në Kryeqytet, në këto zonat nëpër të cilat tash e sa vite qytetarët i braktisin. Mirëpo, me projekte të tilla sikur kjo, me kthimin e një shkolle, e cila është zbrazur prej fëmijeve, me transformimin e saj në një studio kreative, në bazë të ideve të artistit të mirënjohur Sisley Xhafa dhe po i japim një jetë të re këtij vendi. Dhe vetëm ideja për të zhvilluar agroturizmin, turizmin kulturor, është pikërisht kjo, me e kthye jetën në zonat të cilat jane braktisur, por me intervenimet e reja, ky intervenim ka me pru prej vendeve te ndryshme të botes artistë të ndryshëm, funksione dhe programe të ndryshme që bashkëjetojnë këtëe për një periudhe kohore 2 mujore”,tha Rama.“Në këtë moment që ndodhemi në shkollën “Ramiz Sadiku”, e cila është një shkollë, të cilën po mendojmë të krijojmë njëfarë Lifti Horizontal drejt Kozmosit, po është lift faktikisht si një farë forme që sfidon kreativitetin në përgjithësi. Do të jetë një hapësirë ku do të jetë një rezidencë e 6 ose 7 individëve, do të jenë shembull një bujk, shkencëtar, pastrues ose pastruese, filozof, artist, edhe një poet, pra do të jenë 6. Ata do të rrinë dy muaj aty edhe poshteë do të kenë hapësirat për të punuar për dy muaj, do të jetë edhe kuzhina ku ata konsumojnë. Ndërkohë mundesi për ne është me eksploru këtë hapësire, posaçërisht kur e mendojmë me kriju një lloj qendre, jo vetëm qendër si Prishtina, po duhet edhe fshatat si qendër për të krijuar sepse është shumë e rëndësishme që na e shpikim qendrën”, tha Xhafa.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. Ajo tha se projekte të tilla jo vetëm që i japin jetë hapësirave të braktisura, por krijojnë edhe mundësi reale për edukim dhe bashkëpunim.