Ish-shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi doli i pari në konkursin për drejtor të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi doli i pari në konkursin për drejtor të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit
Luani1
26/06/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Luan Dalipi, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pritet të jetë drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike bëri të ditur se Dalipi doli i pari ndër kandidatë në konkursin për këtë post, duke saktësuar se ai ka marrë gjithsej 80.6 pikë, prej të cilave 24 pikë në testin me shkrim dhe 56.6 pikë në intervistë.

I dyti në këtë konkurs doli Alban Maliqi me gjithsej 73.8 pikë, prej të cilave 29 pikë nga testi me shkrimdhe  44.8, pikë në intervistë.

Afati i ankesave eventuale është 30 ditë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Dalipi ishte shef i kabinetit të kryeministrit rreth pesë vjet. Ai vetë kishte njoftuar më 26 shkurt 2026 në Facebook se më nuk do ta kryente këtë detyrë.

Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve ka për qëllim promovimin dhe investimet dhe eksportet në Republikën e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026