Presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi janë shpallur qytetarë nderi të Komunës së Drenasit, për çka shprehën mirënjohjen e tyre. Në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal, ish-presidentët nuk lanë pa përmendur situatën e brishtë në veri të vendit, duke theksuar se Kosova e Shqipëria të bashkuara do ta tejkalojnë çdo sfidë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar këto tri personalitete mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. Derisa foli për unitetin mes shqiptarëve, Minxhozi tha se situtata që po kalon vendi është e vështirë, porse Kosova dhe Shqipëria do ta kalojnë.
"Kanë qenë vitet me të zjarrta të përpjekjeve dhe këto tre president në periudha të ndryshme qe si faktorë uniteti të bashkonin politikën shqiptare, me një zë për të përkrahur Kosovën për të arritur aspiratën e tyre... Situata që po kalon Kosova është një situatë e vështirë por situatat e vështira kalohen me miq, shokë e vëllezër dhe kjo sallë na ka bashkuar të gjithëve me qëllim të përbashkët që çdo sakrificë, vështirësi, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë dhe ta kalojnë së bashku", theskoi Minxhozi.
"Ëndërroj një gjë të ishim bashkë, dhe këto mendime më erdhën në mendje në kohën kur u ekzekutuan himnet e flamurit dhe prapë kemi dy himne. Kur do vijë dita që të kemi një të vetëm, e unë besoj se do të bijë dita kur do të jemi bashkë, dhe pikërisht për këtë jete do të luftojmë bashkë dhe të jemi gjithë kohën në haromi me njeri tjertin për ta ndihmuar Kosovën dhe Shqiperinë. Edhe në qoftë se politika nuk e kupton, ne të ndikojmë në poltikën e të arrijmë përsëri këtë ëndërr të madhe, ëndrrën e të njejtit flamur dhe të njejtit himn", shprehet Mediani.
Edhe ish-residenti Alfred Moisiu po ashtu është shprehur mirënjohës për titullin e marrë.
"Në kohë kur situa politike në kufirin me Serbinë, kur probleme të ndryshme gjeostrategjike qarkullojnë është mirë ta shikojë që ne jemi bashkë, jemi një komb dhe kështu si jemi do e përballojmë. E kanë ditur të parët tanë që në situata shumë të vështira të gjejmë mundësinë të bashkohemi dhe të përballojmë situata...Dhe ne nuk duhet t'i harrojmë asnjëherë sakrificat dhe trimërinë që kanë treguar shqiptarët gjatë problemeve të rëndësishme", tha Moisiu.
Se shqiptarët të bashkuar do ta përballojnë çdo sfidë e tha edhe ish-presidenti Besim Topi.