Ish-partnerja e Michael Olise e akuzon se nuk ka takuar vajzën 20-muajshe
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-partnerja e Michael Olise e akuzon se nuk ka takuar vajzën 20-muajshe
Michael Olise është akuzuar nga nëna e vajzës së tij për mungesë mbështetjeje, në një mosmarrëveshje ligjore që është bërë publike.
Sipas intervistës, 34-vjeçarja Fatima Zaunbrecher nga Dusseldorf thotë se Olise, 24 vjeç, është babai i vajzës 20-muajshe Aaliyah Noor.
Ajo pretendon se futbollisti nuk ka folur me të që nga lindja dhe komunikon vetëm përmes avokatëve, ndërsa shumën e ofruar financiare e quan qesharake.
Nga ana tjetër, burime pranë lojtarit të Bayern Munich dhe Francës thonë për Daily Mail se Olise nuk ka refuzuar kurrë të takojë vajzën dhe ka ofruar një shumë të pranueshme për mbështetje.
Një test atësie i bërë në Munich ka konfirmuar se ai është babai.
Zaunbrecher thotë se u njohën në Instagram në vitin 2022, kur Olise luante te Crystal Palace para transferimit 47.4 milionë funte te Bayern.
Ajo shton se lidhja u tensionua për shkak të kohës që ai kalonte duke luajtur PlayStation dhe dyshimeve për pabesi.
KosovaPress