Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka sjellur në gjykatoren e Hagës një ish-rezervist të ushtrisë britanike që të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Douglas Young gjatë ditës së parë të dëshmisë së tij ka folur për bashkëpunimin e tij me UÇK-në lidhur me personat që sipas tij ishin ndaluar ndërsa ka deklaruar se organizmi i UÇK-së nuk mund të krahasohej “me një ushtri moderne që kontrollon territorin e saj”.
Prokurorja Deborah Mayer ka lexuar një përmbledhje të deklaratës së ish-oficerit britanik, që është dëshmitari i 25-të i ZPS-së.
Një pjesë e pyetjeve të prokurores kanë vazhduar në seancë private ndërsa në seancë të hapur dëshmitari filloi të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.
Ai e ka pyetur rreth një deklarate që dëshmitari i kishte dhënë ZPS-së ku thuhej se UÇK ishte “e organizuar mirë”.
“E keni nxjerrë nga konteksti kur keni thënë shumë e organizuar, nuk them që nuk e kam përdorur atë term, atë frazë, por organizmi i tyre nuk mund të krahasohet për shembull me një ushtri moderne e cila kontrollon territorin e saj. Kjo është pjesë e kontekstit të një organizate ushtarake e cila ishte në zhvillim e sipër nga njëra anë dhe ndryshim e sipër nga ana e tjetër”, ka thënë dëshmitari.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Dëshminë e tij e kanë dëgjuar në sallën e gjyqit katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Jakup Krasniqin i cili merr pjesë në seanca kryesisht përmes video-lidhjes.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.