Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.
“TV Kamenica” ka raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë, transmeton KosovaPress.
Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin fillestar.
Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenëeierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00.
Derisa policia rrugore e Baden-Badenit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, dëmi material i shkaktuar nga aksidenti vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.