Ish-kryeministri britanik, Blair: S’jam penduar asnjëherë që e ndihmuam Kosovën
Lexohet për: 2 min.
kuvendi 10
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj para 25 vjetësh. Ai tha se triumfi i intervenimit të NATO-s nuk do të kishte ardhur pa vendosmërinë dhe trimërinë e popullit të Kosovës. Sipas tij, lufta e popullit kosovarë simbolizonte vullnetin për një të ardhme më të mirë si shtet i pavarur dhe sovran.

Tony Blair në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kujtoi disa momente të 25 viteve më parë të arritjes së marrëveshjes për tërheqjen e forcave pushtuese serbe nga territori i Kosovës.

Blair nënvizoi nevojën që e ardhmja e Kosovës të jenë në Bashkim Evropian.

Derisa kërkoi që vendet që se njohin Kosovën të binden për ta bërë një gjë të tillë sa më shpejtë.

Paraprakisht, rolin e ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair për çlirimin e Kosovës e vlerësoi kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Sot, në Prishtinë është mbajtur edhe nj konferencë shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”.

Aktivitet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës kanë nisur nga data 8 qershor e që do të zgjasin deri më 21 qershor. Në kuadër të saj, më 12 qershor do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024