Ish-kreu i AKI-së: Shërbimi sekret serb tentoi ta vrasë Hashim Thaçin në vitin 2014
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shërbimet e inteligjencës së Kosovës kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2014, në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, në emisionin “Pressing” të T7.

“Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha Smakaj.

Ai tregon se si ishte përgatitur sulmi që për cak kishte Thaçin.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar. Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, tha Smakaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025