Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues të ruajë paanshmërinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka dërguar letër te trupi gjykues në Hagë përmes së cilës ka kërkuar që gjykatësit të mos anojnë nga prokuroria por ta ruajnë paanshmërinë.
Letra e cila fillimisht ishte konfidenciale dhe më pas u publikua në faqen zyrtare të gjykatës, thotë se të drejtat e të akuzuarve për një gjykim të paanshëm janë shkelur.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhën në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Ata po përballen me proces gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
““Të akuzuarit vërejnë formalisht kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së zhvillimit të pyetjeve gjyqësore dhe pohojnë se të drejtat e tyre për një gjykim të drejtë dhe një tribunal të pavarur dhe të paanshëm janë shkelur”, thuhet ndër të tjera në letër.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...