Ish-golashënuesi më i mirë i Turqisë, Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-golashënuesi më i mirë i Turqisë, Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën
Hakan Sukur
Foto Arkiv
28/03/2026 - 19:56
Linku u kopjua

Ish-lojtari i kombëtares turke dhe ish-sulmuesi i GalatasaraytIsh, Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën.

Legjenda turke me prejardhje shqiptare, Hakan Sukur ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës.

"Kosova e ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë (me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë), mund të përfundonte edhe e para. Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë sepse ndeshjet si kjo nuk janë kualifikuese të Botërorit. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera”, citohet ish-golashënuesi më i mirë i Turqisë, Hakan Sukur, transmeton faqja Fansat Futbolli Kosovar.

"Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ishte lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet në nënvlerësohen. Një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë ku ka shumë talente”, citohet të ketë thënë ai.

Të enjten, Kosova ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj futbollistike, duke triumfuar me përmbysje spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje dramatike dhe plot emocione që e dërgon në finalen e madhe të “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" , në një ndeshje historike që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit në Botëror.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026