Irani sulmon vendet arabe, një person vdes në Dubai, Riadi “kërcënon” Teheranin
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani sulmon vendet arabe, një person vdes në Dubai, Riadi “kërcënon” Teheranin
Israel launches attacks on Iran
28/02/2026 - 13:16
Linku u kopjua

Arabia Saudite ka dënuar, të shtunën, sulmet “iraniane” që kishin në shënjestër disa vende të rajonit në Gadishullin Arabit. Gjithashtu, mbretëria më e madhe në këtë pjesë të botës paralajmëroi për pasoja serioze nga shkeljet e vazhdueshme të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme saudite tha se “dënon dhe kundërshton në termat më të ashpër agresionin e hapur iranian dhe shkeljen flagrante të sovranitetit” të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Katarit, Kuvajtit dhe Jordanisë, përcjellë AA, transmeton Kosovapress.

Është raportuar se nga copëzat e një bombe të lansuar nga Irani, që ka rënë në Dubai të Emirateve, ka vdekur një person.

Ministria theksoi “solidaritetin e plotë dhe qëndrimin përkrah vendeve vëllazërore”, duke shtuar se mbretëria do të vërë “të gjitha kapacitetet e saj” në dispozicion të tyre për të mbështetur çdo masë që ato ndërmarrin në përgjigje.

Ajo gjithashtu paralajmëroi për “pasojat e rënda të shkeljeve të vazhdueshme të sovranitetit të shteteve dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Iranit raportohet të ketë nisur raketa ndaj vendeve arabë në Gadishull, si një shenjë hakmarrje dhe mesazh se çdo vend që lejon përdorimin e territorit, hapësirës ajrore apo bazave të tij për sulme kundër Iranit do të konsiderohet palë në konflikt.

Kjo është një formë presioni për të frenuar bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në ose Izraelin.

Disa nga vendet arabe të Gadishullit kanë lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vendosin në to baza ushtarake, sisteme mbrojtëse dhe infrastrukturë strategjike.

Po ashtu, sulmet e Iranit ndaj tyre konsiderohen edhe si një i demonstrim i kapaciteteve balistike të këtij vendi për të treguar se ka mundësi të godasë objektiva të shumta në rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026