Irani kërcënon me tërheqje nga botërori pas sulmeve nga Amerika
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani kërcënon me tërheqje nga botërori pas sulmeve nga Amerika
iran
01/03/2026 - 13:31
Linku u kopjua

Irani mund të tërhiqet nga Botërori i këtij viti, vetëm 107 ditë para nisjes së turneut në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ky paralajmërim vjen direkt nga kreu i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, pas sulmeve ajrore Amerikane dhe Izraelite që lanë të vdekur liderin suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei. Taj u shpreh për televizionin e Teheranit se pas këtyre sulmeve është "e pakët mundësia që të presim me padurim pjesëmarrjen në Kupën e Botës".

FIFA tashmë është vënë në lëvizje për të menaxhuar këtë krizë të papritur, e cila vë në dyshim sigurinë dhe integritetin e kompeticionit.

Irani, që u kualifikua si lider i grupit në Azi, është shortuar në Grupin G dhe ndeshjen hapëse e ka pikërisht në Los Angeles kundër Zelandës së Re. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, u tregua i matur duke thënë se është herët për komente detajuara, por konfirmoi se: "Fokusi ynë është të kemi një Botëror të sigurt me pjesëmarrjen e të gjithëve."

Situata mbetet e tensionuar, pasi një përplasje e mundshme mes Iranit dhe SHBA-së në fazën eliminatore parashikohej të luhej në Dallas më 3 korrik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026