Irani kërcënon Izraelin dhe Amerikën me përgjigje “vendimtare dhe të fuqishme”
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani kërcënon Izraelin dhe Amerikën me përgjigje “vendimtare dhe të fuqishme”
gefrg
28/02/2026 - 11:26
Linku u kopjua

Irani i ka quajtur shkelje të sovranitetit të vetë dhe shkelje të Nenit 2(4) të Kartës së OKB-së sulmet që ndaj tij kryen Amerika dhe Izraeli, ndërsa këto dy shtet i ka akuzuar për agresion ushtarak.

Ministria e Jashtme e këtij vendi tha në një deklaratë se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturë mbrojtëse dhe objekte civile në disa qytete dhe ato, siç u shtuan, u kryen në një kohë kur Teherani dhe Uashingtoni ishin të angazhuar në një proces diplomatik.

Sipas këtij institucioni të Republikës Islamike, Irani i kishte dhënë përparësi diplomacisë për të parandaluar luftën, ndërsa ka shtuar që “tani ka ardhur koha për të mbrojtur atdheun” dhe se forcat e armatosura do të përgjigjen në mënyrë “vendimtare dhe të fuqishme”, raporton AA, përcjellë KosovaPress.

Teherani pohoi të drejtën e tij për vetëmbrojtje sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë sulmin e përbashkët SHBA-Izrael dhe të ndërmarrin veprime urgjente.

Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit herët të shtunën, duke thënë se ai kishte për qëllim eliminimin e kërcënimeve të pretenduara që paraqiste “regjimi iranian”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026