Një mbrëmje magjike mbushi sheshin “George Bush” në zemër të Prishtinës, ndërsa IPKO festoi 25 vite inovacion dhe sukses me një koncert të jashtëzakonshëm që mblodhi mijëra qytetarë dhe bashkatdhetarë nga diaspora.
Atmosfera e elektrizuar e krijuar nga një publik i jashtëzakonshëm, performancat fantastike të Alban Skënderaj, Era Istrefi, Ledri Vula, dhe DJ Gamble, si dhe dashuria dhe energjia që qytetarët i dhuruan këtij evenimenti, e kthyen këtë natë në një ngjarje që do të kujtohet për shumë vite. Të gjithë ata që ishin aty kontribuan në krijimin e një atmosfere festive dhe të paharrueshme, duke bërë që ky koncert të ishte një përvojë e jashtëzakonshme.
Gjatë 25 viteve, IPKO ka ndërtuar një histori suksesi të bazuar në përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacionit. Ky koncert, i cili mblodhi mijëra njerëz të bashkuar nga muzika dhe atmosfera festive, simbolizon jo vetëm sukseset tona të deritanishme, por edhe përkushtimin tonë për të ardhmen.
Një falënderim i veçantë shkon për qytetarët dhe diasporën që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë me pjesëmarrjen dhe entuziazmin e tyre të jashtëzakonshëm.