IPK nis hetimet mbi testimin e gradimit për rreshter të Policisë së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime për shkeljet e dyshuara në konkursin për gradimin e zyrtarëve të policisë në gradën e rreshterit, testimi me shkrim i të cilit u mbajt më 4 maj 2024.

Në një komunikatë thuhet se Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas pranimit të ankesave dhe informacioneve nga burime të ndryshme sipas të cilave thuhet se ka pasur shkelje të ndryshme gjatë procesit.

Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi, pas së cilës kryeshefi Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për formimin e ekipit të përbashkët inspektues-hetues për të hetuar dhe inspektuar procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale. IPK paralajmëron se varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024