Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata, me ç’rast, ka potencuar se në krahasim me vitin e kaluar, ka rënie të lehtë të numrit të ankuesve (vitin e kaluar IPK ka trajtuar 2013 ankesa).
Prej tyre, sipas IPK-së, 1075 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellur për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellur në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, katra janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe pesë nga to, janë përcjellur në Departamentin e Inspektimeve.
“Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:
• 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);
• 5 rekomandime për transfere.
• Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese.”, është bërë e ditur në komunikatë.
a. Administrimi i parave të imëta në Policinë e Kosovës (I rregullt),
b. Administrimi i patentë shoferëve të konfiskuar (I rregullt),
d. Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative dhe administrative (I jashtëzakonshëm),
e.Vlerësimi i menaxhimit të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt (I jashtëzakonshëm),
g. Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor (I rregullt),
h.Vlerësimi i kushteve të punës në njësitë e specializuara në Kampin Belvederë në Mitrovicë (I jashtëzakonshëm),
j.Vlerësimi i masave të sigurisë në objektet me rëndësi të veçantë (I jashtëzakonshëm),
k. Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave (I rregullt),
“IPK ka realizuar edhe disa takime me qytetarë që kishin për synim diskutimet e hapura me qytetarët për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor. Zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe fuqizimi i bashkëpunimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare është i rëndësisë së veçantë për IPK-në dhe në kuadër të kësaj ka pasur disa aktivitete të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Gjatë vitit 2022, në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së, me përkrahjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE etj, sipas IPK-së, janë organizuar dhe mbajtur 25 trajnime për punonjësit operativ dhe 20 për stafin administrativ.