IPK arreston një zyrtar policor për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
IPK arreston një zyrtar policor për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
U arrestua një zyrtar policor nw Shtërpcë që dyshohet se ka pranuar 2000 euro për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
“Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e
Inspektoratit Policor të Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.