IPK arreston katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë
Lexohet për: 2 min.
IPK-foto-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka informuar sot se ka arrestuar katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë për veprën penale “Lëndim trupor”.

Sipas IPK-së, zyrtarët policorë, të cilët kanë qenë jashtë detyrës zyrtare kanë pasur mosmarrëveshje në komunikacion me tre qytetarë e pastaj edhe përleshje fizike, si pasojë e së cilës, të dy palët kanë pësuar lëndime trupore.

“Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi. Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt  fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast. Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetar për 48 orë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Veprimet tjera lidhur me këtë rast, sipas IPK-së do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/ipk-nenshkruan-deklaraten-per-themelimin-e-forumit-rajonal-te-mbikeqyrjes-se-policise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024