Inzaghi rrezikon të shkarkohet nga Interi
Lexohet për: 2 min.
Inzaghi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Simone Inzaghi është vënë nën vëzhgim edhe më shumë këtë fundjavë pasi Interi humbi 1-0 nga Fiorentina në “Giuseppe Meazza” të shtunën pasdite dhe raportet thonë se 46-vjeçari mund të shkarkohet përpara fundi i sezonit.

“Nerazzurrët” kanë regjistruar humbje të njëpasnjëshme pas disfatës 1-0 ndaj Juventusit para pushimit ndërkombëtar dhe kanë marrë vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, mesatarisht 1.2 pikë për lojë gjatë kësaj periudhe.

Pavarësisht se është ende në vendin e tretë, Interi mund të dalë nga top katërshe në Serie A në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera këtë pasdite, përcjellë KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Simone Inzaghi duhet të kthehet menjëherë tek rezultatet pozitive nëse dëshiron ta ruajë vendin e tij të punës.

Gazeta italiane pretendon se Inzaghi dhe Inter kanë tre ndeshje në tre kompeticionet e ndryshme që do të vijnë gjatë 10 ditëve të ardhshme për të shpëtuar efektivisht sezonin e tyre.

Për “Nerazzurrët” janë testet vendimtare kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, udhëtimi në Salernitana në kampionat dhe më pas ndeshja e parë shumë e rëndësishme e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Benfikës.

“GDS” beson se Liga e Kampionëve është e vetmja rrugë shpëtimi që ka mbetur për Inzaghin, dhe atij do t'i duhet të arrijë një seri të jashtëzakonshme fitoresh në kompeticion për të pasur shpresë për të shpëtuar punën e tij.

Raporti thotë se ekspozimi dhe shpërblimet financiare të një gare si ajo e Ligës së Kampionëve janë në fakt e vetmja gjë që mund të bindë bordin e Interit të mbajë Inzaghin në sezonin e ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024