Drejtorët e Interit takuan agjentin e Simone Inzaghit, Tullio Tinti, të hënën në mëngjes dhe të dy palët raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së trajnerit, raporton “Sky Sport Italia”.
Inzaghi është afër nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës me kampionin e Serie A, Interin, pas një takimi mes përfaqësuesit të tij Tinti dhe drejtorëve të klubit zikaltër.
Raportet e mëparshme pohuan se Interi dhe agjenti i Inzaghit diskutuan për kohëzgjatjen e një kontrate të re për taktikanin italian, përcjellë KosovaPress.
Deri më tani, Inzaghi ka nënshkruar një vazhdim të kontratës njëvjeçare me Interin në fund të çdo sezoni. Këtë herë, ai mund të vendosë një kontratë dyvjeçare ose një marrëveshje me një opsion për një sezon të mëtejshëm.