Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar sot procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Panelet vlerësuese, të cilat përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohen nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, intervistuan pesë kandidatë, të cilët aplikuan dhe janë konfirmuar për të hyrë në procedurat e mëtejshme lidhur me këto dy pozita në sistemin prokurorial.
Prokuroria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë formojnë njësinë e përbashkët hetimore - KosovaPress
Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile.