Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen më 1 korrik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen më 1 korrik
kpk
24/06/2026 - 16:57
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se intervistat me pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e këtij institucioni të drejtësisë.

Sipas njoftimit, bazuar në Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 8, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11 në sallën e takimeve në katin e gjashtë të Këshillit Prokurorial.

Sipas orarit të publikuar, kandidati i parë që do të intervistohet është Atdhe Dema në orën 11. Në 13 është rezervuar koha për Naim Abazin, në 14:15 për Rafet Halimin, në 15:30 për Shqipdon Fazliun dhe në 16:45 për Zejnulla Gashin.

KPK-ja ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë të monitorojnë procesin e intervistimit të këtyre kandidatëve, të respektojnë rregullat dhe afatet e përcaktuara, duke kërkuar që emrat e përfaqësuesve apo monitoruesve të konfirmohen deri më 26 qershor përmes Zyrës për Komunikim Publik. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026