Interi refuzon ofertën e United për Onanan
Lexohet për: 1 min.
Onana
1 vit më parë
Linku u kopjua

Raportohet se Manchester United më në fund ka bërë ofertën e parë për Andre Onanën, por me vetëm 40 milionë euro plus bonuse, dhe u refuzua nga Interi , derisa Chelsean dhe Al-Nassr janë në pritje.

Portieri është vlerësuar me 60 milionë euro, kështu që besohet se një marrëveshje mund të arrihet për 50 milionë euro para të gatshme plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

Pas disa javësh bisedimesh, “Sportitalia” pretendon se propozimi i parë zyrtar ka ardhur nga Manchester United dhe nuk është aspak afër asaj që zikaltërit prisnin, përcjellë KosovaPress.

Situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar për Manchester United, sepse Al-Nassr thuhet se iu bashkua garës për reprezentuesin kamerunas, së bashku me interesimin nga Chelsea.

Për më tepër, Interi është i gatshëm të caktojë një afat deri më 20 korrik ose për të gjetur një blerës për Onanën ose për të mbajtur portierin, pasi do të ishte shumë e vështirë atëherë për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024