Interi ka nisur bisedimet fillestare për të nënshkruar me portierin e Genoas, Josep Martinez dhe po planifikon ta përfshijë Martin Satrianon në një marrëveshje shkëmbimi me lojtarë plus para kesh.
Kampioni italian dëshiron që të transferojë një portier të ri këtë verë dhe ta përgatisë atë që të jetë zëvendësuesi i përhershëm i Yan Sommer në sezonin 2025/26, raporton KosovaPress.
Eksperti i transferimeve të “Football Italia”, Matteo Moretto thotë se Interi ka filluar bisedimet jozyrtare me Genoan për portierin e tyre Martinez. Çmimi i kërkuar i Genoas është 20 milionë euro, por “Nerazzurrët” do të përpiqen të ulin kërkesat e tyre.
Moretto raporton se Genoa është admiruese e sulmuesit të Interit, Satriano, kështu që argjentinasi mund të përfshihet në marrëveshje edhe nëse ai nuk është i vetmi lojtar që Interi mund t'i ofrojë Genoas.
Spanjolli mbajti tetë porta të paprekura në 36 paraqitje në Serie A në sezonin 2023/2024.