Sezoni i Interitpo karakterizohet nga luhatje në rezultate, por disa prej futbollistëve të tyre kanë hyrë fuqishëm në radarin e klubeve të mëdha evropiane. Dy emra që po përmenden më së shumti janë Francesco Pio Esposito dhe Alessandro Bastoni.
Sulmuesi i ri ka lënë mbresa të mëdha në sezonin e tij të parë me zikaltërit, duke tërhequr interesim serioz nga Arsenali. Raportohet se trajneri Mikel Arteta, pas përballjes në Ligën e Kampionëve më 20 janar, i ka kërkuar drejtorit sportiv Andrea Berta që të kontaktojë Interin për mundësinë e transferimit. Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë i prerë në përgjigje: Esposito nuk është në shitje, pavarësisht ofertave që mund të vijnë, pasi konsiderohet pjesë kyçe e së ardhmes së klubit dhe ka edhe katër vite kontratë.