Interi kërkon tjetër fitore, e pret Comon në “Giuseppe Meazza”
Sport
Lexohet për: 2 min.
Inter
2 javë më parë
Linku u kopjua

Mbrojtja e Interit vazhdon të goditet nga dëmtimet, që do të thotë se Simone Inzaghi mund të detyrohet të luajë me ndryshime në këtë repart teksa pret Comon sonte.

Me Stefan De Vrij dhe Matteo Darmian që mund të mungon për shkak të problemeve në gju, trajneri po konsideron vendosjen e Alessandro Bastonit në qendër të treshes së tij mbrojtëse, me Yan Bisseck dhe Carlos Augusto në krah.

Nicolò Barella duket se është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i lehtë i marrë gjatë ndeshjes së fundit me Lazion dhe mund të jetë startues në mesfushë, raporton “Sky Sport”

Denzel Dumfries dhe Federico Dimarco do të kthehen në formacionin startues si mesfushorë krahu pasi u pushuan në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Udineses në mesjavë, dhe po ashtu edhe Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez , të cilët do të bashkohen në sulm.

Como u rikthye te fitorja fundjavën e kaluar pas më shumë se dy muajsh dhe trajneri Cesc Fabregas do të mbështetet në një treshe sulmuese të përbërë nga Gabriel Strefezza, Nico Paz dhe Alieu Fadera për të shkaktuar telashe për “Nerazzurrët”.

Inter vs Como, formacionet e mundshme

Inter (3-5-2) : Sommer; Bisseck, Bastoni, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.

Como (4-2-3-1) : Reina; Van der Brempt, Goldaniga, Kempf, Barba; Sergi Roberto, Da Cunha; Strefezza, Nico Paz, Fadera; Belotti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025