Dhjetëra të vdekur në një ndeshje futbolli
Sport
Lexohet për: 2 min.
Guinea
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Disa tifozë vdiqën në një rrëmujë në një stadium pas përleshjeve në një ndeshje futbolli të dielën në qytetin Nzerekore, në Guinean juglindore. Videot dhe fotografitë e shpërndara në internet treguan viktimat në tokë. Në një video, mbi një duzinë trupash inerte ku mund të shiheshin që disa prej tyre ishin fëmijë.

Imazhet e pa verifikuara gjithashtu treguan tifozët duke u përplasur mbi muret e stadiumit, përcjellë KosovaPress.

"Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit midis ekipeve Labe dhe Nzerekore këtë pasdite në Nzerekore. Gjatë rrëmujës, u regjistruan viktima ," tha në një deklaratë kryeministri Mamadou Oury Bah.

Ai tha se autoritetet lokale po punojnë për të rivendosur rendin.

Mediat lokale raportuan se rrëmuja ndodhi pasi një sherr shpërtheu mes shikuesve gjatë ndeshjes të së dielës pasdite pas një vendimi të diskutueshëm të arbitrit.

"Dhuna u përshkallëzua shpejt dhe skenat e panikut pushtuan stadiumin, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ," raportoi media lokale “Guinee Panorama”.

Ndeshja ishte finalja e një turneu për nder të udhëheqësit ushtarak të Guinesë, Mamady Doumbouya.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024