“Interi ka dobësi gjithashtu”, paralajmëron Thiago Motta
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri më i mirë i muajit në Serie A, Thiago Motta e admiron trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, por paralajmëron se të gjitha skuadrat kanë dobësitë e tyre, dhe Bologna shpreson që t’i gjejë ato te lideri.

Ndeshja mes Bolognas dhe Interit do të zhvillohet në “Stadio Dall’Ara” të shtunën me fillim nga ora 17:00, raporton KosovaPress.

Kjo është një betejë mes skuadrave më në formë në Serie A tani, pasi “Nerazzurrët” janë 15 pikë përpara në krye të tabelës ndërsa Bologna zë vendin e katërt pas gjashtë fitoreve radhazi.

Kjo seri rezultatesh i dha Thiago Mottas çmimin e trajnerit të muajit në Serie A për muajin shkurt.

“Jam i lumtur me çmimin, varet nga puna e palodhur e stafit tim dhe lojtarëve, pasi pa ta nuk do të ishte e mundur”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.

Bologna e mbajti Interin në një barazim më herët këtë sezon dhe e eliminoi nga Kupa e Italisë, por skuadra e Simone Inzaghit fitoi të gjitha 11 ndeshjet e tyre konkurruese të luajtura në vitin 2024.

“Interi është favorit në Serie A, arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kështu që ne kemi respekt të madh për kundërshtarët tanë. Unë e admiroj shumë Inzaghin, ai ka idetë e tij, është i bindur për atë që dëshiron të shohë dhe ne do të bëjmë çmos për të marrë një rezultat pozitiv. Të gjitha skuadrat kanë dobësi. Nuk ka asnjë skuadër që është e pamposhtur, edhe pse qartë në këtë nivel ka më pak pika të dobëta”, tha Motta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025