Interit i duhet përmbysja ndaj Bodo/Glimt, flet Chivu
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Interit i duhet përmbysja ndaj Bodo/Glimt, flet Chivu
Chivu inter
23/02/2026 - 15:16
Linku u kopjua

Trajneri i Inter, Cristian Chivu, ka deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të ndiejë presion për të shënuar dy apo tre gola në ndeshjen e kthimit kundër Bodo/Glimt.

“Nuk duhet të ndiejmë presionin për të shënuar dy ose tre gola,” tha Chivu. “Duhet të dalim në fushë për të fituar dhe të jemi të vetëdijshëm se mund ta përmbysim një rezultat negativ.”

Interi u mposht 3-1 në Norvegji dhe tani ka nevojë për dy gola për shtesë dhe tre për t’u kualifikuar në fazën tjetër të UEFA Champions League.

Trajneri zikaltër paralajmëroi edhe për rrezikun e kundërshtarit:

“Duhet të jemi të ekuilibruar, sepse Bodo janë shumë të rrezikshëm në tranzicione.”

Chivu shtoi se skuadra ka besim të plotë te vetja:

“Jemi një ekip që mund ta përmbysë situatën. Mund të zgjasë 120 minuta ose të shkojë te penalltitë dhe ne duhet të jemi gati.”

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026