Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e stilit të Tonalit për Gudmundsson
Lexohet për: 2 min.
13-Inter Juventus
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi dhe Juventusi po përgatiten të luftojnë për sulmuesin e Genoas, Albert Gudmundsson, i cili mund të blihet në një marrëveshje të ngjashme me atë që solli Sandro Tonalin në Milano.

Sulmuesi 27-vjeçar islandez duket i destinuar të largohet nga Genoa në javët e ardhshme, pasi ka shkëlqyer sezonin e kaluar me 14 gola dhe katër asistime në 35 ndeshje. Ai pritet të kushtojë të paktën 30 milionë euro, raporton KosovaPress.

Në sfond, Gudmundsson është në qendër të një çështjeje të rëndë ligjore në Islandë, ku ai është akuzuar për sulm seksual nga një grua që takoi në një klub nate në Reykjavik. Pas ankesës së viktimës, rasti është rihapur dhe tani pritet ngritja e akuzave.

“Sky Sports Italia” detajon se si Interi dhe Juventusi po studiojnë mënyra reale për të nënshkruar me Gudmundsson këtë verë dhe kanë filluar të konsiderojnë të krijojnë një marrëveshje të ngjashme me atë që pa Tonalin të largohej nga Brescia për në Milano.

Milani pagoi 10 milionë euro për huazimin dhe kishin të bashkangjitur një opsion blerjeje prej 15 milionë eurosh, një mënyrë për të shpërndarë kostot që mund të përdoret nga “Nerazzurët” dhe “Zonja e Vjetër”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024