Interesim i madh në Zaniolon, Roma vendos çmimin e tij
Lexohet për: 1 min.
7-Juventusiiiii
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sipas spekulimeve të fundit, Roma mund të jetë e gatshme që ta shes Nicolo Zaniolon për vetëm 40 milionë euro, ku interesim në shërbimet e sulmuesit italian kanë shprehur Juventusi, Tottenhami dhe skuadra e Milanit.

Komentet këtë javë nga drejtori gjeneral i Romës Tiago Pinto përhapën spekulime të shumta në të ardhmen e Zaniolos, ku Pinto kishte thënë që nuk mund të garantojë nëse sezonin e ardhshëm lojtari do të jetë në “Olimpico”, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e Zaniolos me Romën përfundon në qershor të vitit 2024, dhe bisedimet për rinovim tani kanë hasur në probleme.

Tani, siç raportohet nga “Calciomercato”, Roma do të jetë e gatshme që të pranojë një ofertë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin italian.

Këtë sezon, Nicolo Zaniolo ka arritur të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat për Romën, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024