Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, është hapur edhe një qendër e re për testim në Komunën e Prishtinës. Sipas drejtori të Shëndetësisë, Izet Sadiku kjo qendër e re është hapur pas interesimit të një numri të madh të qytetarëve për testim.
Ndërsa me rritjen e numrit të infektuarve, është rritur edhe stafi punonjës për shërbime me COVID-19. Sipas drejtorit të shëndetësisë, interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera.
“Kam vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Xhemail Ibish”, ku është hap dhe sot kemi filluar nga ora 8:00, është qendra e dytë për testim në Komunë të Prishtinës. Kishte interesim të qytetarëve, kjo ka qenë arsyeja edhe pse ne e kemi hap edhe një qendër të dytë, duke pas parasysh se ditëve të fundit kemi pas mesatarisht mbi 300 qytetarët që kanë bërë testime në qendrën për testim në ambulancën e mjekësisë familjare në qendrën e studenteve. Kemi vendos që të krijohet një mundësi më e madhe, duke pas parasysh edhe shtrirjen e gjerë që ka qyteti, të krijohet edhe një mundësi që një pjesë e qytetarëve të jenë më afër”, tha ai.
Sipas tij, me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe volumi i punës. Ndërsa momentalisht nga 63 punonjës shëndetësor, 27 kanë rezultuar pozitiv, të cilët janë në izolim.
Ai tha se interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera, mirëpo i ulët në krahasim me popullsinë në vend.
“Interesimi për dozën e katërt është më shumë se për dozat e tjera, por prapë është i vogël. Ne mesatarisht për javën e fundit kemi pas rreth 30 doza në ditë që merren në Prishtine dhe ky është numër shumë i vogël, duke pas parasysh që 45 % e popullsisë janë të vaksinuar”, tha ai.
“Do duhej që qytetaret të vaksinohen për arsyeje se vaksinimi e ka ndryshuar situatën me COVID-19...3:53 E vetmja masë për me fut në kontroll pandeminë COVID-19, do të ishte vaksinimi i qytetareve, prandaj mendoj që duhet bërë apel njerëzve dhe më pas fushata sensibilizuese, të cilat i ftojnë dhe i bindin qytetarët që të vaksinohen”, tha ai. /E.Krasniqi/