Interesim i madh i pacientëve për kryerjen e analizës falas të tiroides në kryeqytet
Lexohet për: 2 min.
qkmf-2-060724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Analiza e gjëndrës tiroide, e cila pacientëve u kushton rreth 15 euro, tash e një muaj po bëhet falas në Qendrën e Mjekësisë Familjare QMF VI në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Qe nga java e parë e qershorit e deri më tash afro 130 pacientë kanë shprehur interesim për analizën e gjëndrës tiroide në këtë qendër.

Shefja e kësaj qendre mjekësore Hana Deshishku në një intervistë për KosovaPress tregon se interesimi i pacientëve për kryerjen e analizave është i madh. Ajo potencon se kjo analizë bëhet për të vërtetuar gjendjen shëndetësore dhe për të vendosur një diagnozë.

Lodhja, plogështia, përgjumja, shtimi dhe humbja e peshës, çrregullimi i metabolizmit janë ndër simptomat që i përshkruajnë pacientët për gjëndrën tiroide. Deshishku për KosovaPress tregon se në QMF bëhet edhe analiza tjetër HbA1C-ja përmes së cilës përcillet gjendja e pacientëve përgjatë tremujorit për diabet.

Për këtë risi në QMF-në e Bregut të Diellit, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku thotë se është bërë me qëllim që ta shpërndajë ngarkesën e shërbimeve  nëpër qendra.

Në një prononcim për KosovaPress, Sadiku potencon se janë duke përpiluar një plan që analiza të ngjashme të kryhen edhe në qendrat e tjera familjare në kryeqytet.

KosovaPress ka kontaktuar disa laboratorë privatë në Prishtinë mbi çmimet e analizës së gjëndrës tiroide.

Gjëndra tiroide është një organ kyç në pjesën e përparme të qafës. Kjo gjëndër është përgjegjëse për rregullimin e funksioneve të shumë qelizave në organizëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024