Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjën Spanjë- Argjentinë, plote 80 mijë bileta janë shitur për 120 minuta
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjën Spanjë- Argjentinë, plote 80 mijë bileta janë shitur për 120 minuta
aefb6162-3e5e-48c4-87c3-19e42db59dd9
26/02/2026 - 20:58
Linku u kopjua

Spanjë-Argjentinë do të jetë një finale tjetër që do ta presin me padurim të gjithë futboll dashësit.

“La Finalissma’ do të zërë vend për herë të katërt në histori, pra fituesi i Europianit me fituesin e kupës “Copa America”

Besoni apo jo interesimi për këtë ndeshje është i madh ngase në vetëm 2 orë janë shitur plotë 80 mijë bileta.

Padyshim tifozët janë të entuziazmuar për të parë nga afër dy yjet e futbollit të së tashmes dhe së ardhmes, Lionel Messi dhe Lamine Yamal ku për herë të parë luajnë kundër njëri tjetrit.

Kjo është vetëm hera e katërt në histori që është duke u mbajtur një kompeticion i tillë. Për çudi Argjentina është për të tretën herë pjesmarrëse dhe është fitues e saj dy herë (1993, 2022) ndërsa Franca e ka fituar vetëm një herë (1985).

Spanja kundër Argjentinës do të ballafaqohen më 27 mars të këtij viti, në orën 19:00

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026